Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Revolucion në sistemin e pagesave – shkrim i EasyPay në Revistën Bankieri

Përfshirja financiare nëpërmjet FinTech: revolucion në sistemin e pagesave 

 

Pagesat digjitale, huadhënia digjitale dhe remitancat digjitale janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Në mjaft vënde të botës, për të respektuar distancimin social, por edhe për ti ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve në nevojë, mjaft insitucione qeveritare përdorën forma të ndryshme të pagesave dhe transfertave digjitale për rimbursime taksash, programe sociale, paga, pensione, paketa emergjencash, etj. EasyPay, duke iu përgjigjur nevojave aktuale të konsumatorit dhe biznesit vendas, zhvilloi dhe prezantoi në treg disa paketa shërbimesh digjitale, si:

 

  1. shërbimet e transfertave në kohë reale të parasë elektronike nëpërmjet celularit, duke u mundësuar individëve dhe bizneseve transferta të shpejta dhe të sigurta (pagesa P2P), dhe duke i dhënë atyre më shumë lehtësi e mundësi për të zgjedhur se ku dhe kur dëshirojnë të marrin paratë, krahasuar me shërbimin ekuivalent të parasë fizike.
  2. pagesat me QR Code – tregtarët vendas, kanë mundësi të përdorin platformën e EasyPay për të shitur produktet e tyre pa pasur nevojë që të kenë një platformë e-commerce të vetën.

 

Drejt së ardhmes: skenare dhe instrumenta të transformimit

 

Situata e krijuar nga kriza e fundit, por edhe nga fakti se popullsia shqiptare ka një akses të ulët në shërbimet financiare, bëri që Komisioni për Ekonominë dhe Financat të diskutonte për miratim, më 30 prill 2020, Direktivën e dytë për “Shërbimet e pagesave”, i cili pritet të jetë një rregullues mjaft i mirë vecanërisht për kompanitë FinTech.  Aktualisht, sektorët FinTech që duhen zhvilluar me shpejtësi në tregun tonë ndër të tjera, janë: shërbimet e pagesave digjitale, transfertat momentale të parasë elektronike, huadhënia digjitale dhe investimet digjitale.

Mirëpo, për një përfitim të suksesshëm të këtyre mundësive, kërkohet një bashkëpunim midis sistemit bankar me institucionet FinTech, pasi: 

 

  1. Ofrimi i pagesave në kohë reale kërkon integrime B2B dhe B2G me të gjithë utilitetet, sikurse dhe me faturimin e shërbimeve qeveritare apo të korporatave të mëdhaja shqiptare. Këto integrime kërkojnë investim të madh në burime dhe teknologji, ndaj institucionet bankare mund të zgjedhin një ndër këto skenarë:

 

  • ta ndërtojnë vetë këtë strukturë, e cila kërkon shumë kohë e investime nga koha e tyre, gjë që nuk është e favorshme në këtë moment ku tregu ynë ndodhet; ose,
  • të bëjnë partneritet me institucionet FinTech në vend, të cilët tashmë e kanë gati këtë investim për klientelën e tyre.

 

  1. Institucionet FinTech që operojnë në tregun shqiptar, kanë ngritur prej vitesh tashmë një rrjet shumë të gjerë distribucioni ose agjentësh, edhe në zonat rurale e aty ku institucionet bankare nuk janë present. Ngritja e këtij rrjeti të konsoliduar, në mënyrë që të jetë eficient, kërkon sërisht shumë burime, trajnime dhe ekspertizë mbi sjelljen e konsumatorit “unbanked”. Ndërkohë, sipas ligjit të ri të pagesave, institucionet bankare do të kenë mundësi të ngrejnë vetë një rrjet të tillë agjentësh. Mirëpo, referuar sa më sipër, për ta mund të jetë më efektive dhe eficiente të zgjedhin rrugën e bashkëpunimit me institucionet FinTech në vend, tek të cilët mund të transferojnë (outsource) disa nga shërbimet e tyre.

 

  1. Institucionet FinTech në tregun shqiptar kanë filluar të ofrojnë modele të tjera pagesash për tregtarët (psh, pagesat me QR), të cilët falë teknologjisë do të zëvëndësojnë modelin e pagesave me karta. Kjo i krijon mundësinë isnstitucioneve bankare të bashkëpunojnë më institucionet FinTech në këtë sector, për të ulur kostot e tyre si edhe për të ofruar shërbimin me kosto me të ulët për tregtarët vendas dhe njëkohësisht për të rritur lehtësitë për konsumatorin final.

 

Përfundime

Historia ka treguar se krizat (kujtojmë krizën financiare globale të vitit 2008) janë mekanizmat e duhur për ta përshpejtuar kalimin e konsumatorëve nga përdorimi i shërbimeve tradicionale financiare në sektorin FinTech. Përpos dhimbjeve dhe humbjeve që Covid 19 solli në botë, ai i dha sektorit FinTech një mundësi të jashtëzakontë për të rritur në mënyrë të menjëhershme shërbimet e tyre, mbulimin gjeografik dhe imazhin. Këto arritje që nuk u mundësuan prej disa viteve, falë pandemisë u arritën në vetëm pak muaj. Përshtatshmëria dhe shkathtësia janë dy avantazhet konkuruese të kësaj industrie, të cilat janë thelbësore për të përballuar pasiguritë ekonomike.

23 Nëntor, 2020
×
sqShqip