Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Si ndikon kultura në mënyrën se si jetojmë dhe punojmë?

Mund të mos e mendojmë shumë, por kultura jonë – zakonet dhe traditat e vendit ku jemi rritur – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si jetojmë; formojnë sjelljen dhe marrëdhëniet tona dhe kanë një ndikim të thellë në ndjenjën tonë për veten.

Faktorët kulturorë që formojnë shoqërinë

Grupe të veçanta njerëzish mund ta interpretojnë botën përreth tyre krejt ndryshe nga të tjerët. Është ai botëkuptim unik që ndihmon në shpjegimin e variacioneve kulturore nga një shoqëri në tjetrën. Por çfarë e formon botëkuptimin tonë? Një nga tiparet e para që shkencëtarët e sjelljes kërkojnë kur analizojnë një shoqëri është nëse ajo bazohet në individualizëm apo kolektivizëm.

Njerëzit e rritur në një kulturë individualiste priren të përqendrohen në nevojat e tyre, duke i dhënë përparësi përfitimit të tyre personal mbi nevojat e grupit.

Identiteti personal dhe pavarësia janë vlera të rëndësishme në një shoqëri që identifikohet me individualizmin.

Anasjelltas, shoqëritë kolektiviste i japin përparësi kohezionit dhe ndërvarësisë së grupit, pasi konsiderojnë se nevojat e shumë njerëzve janë më të rëndësishme se ato të pakicave.

Uniteti dhe vetëmohimi janë vlerat që duhen aspiruar në kolektivizëm.

Psikologët socialë analizojnë gjithashtu faktorë të tjerë kulturorë të rëndësishëm, si toleranca që një shoqëri ka ndaj pasigurisë dhe paqartësisë. Shkalla e optimizmit që një person ndjen ndaj së ardhmes mund të ndikohet edhe nga rrethanat mjedisore si disponueshmëria e mundësive ekonomike. Një vend ose kulturë e dëmtuar nga lufta ose konflikti mund të nënkuptojë që njerëzit që jetojnë atje, me kalimin e kohës, arrijnë të vlerësojnë sigurinë dhe parashikueshmërinë mbi kreativitetin dhe fleksibilitetin.

Njerëzit gjithashtu perceptojnë dhe pranojnë se si fuqia shpërndahet ndryshe, madje edhe prirjet tona të ndryshme për të planifikuar për të ardhmen mund të ndikohen nga kultura jonë dhe orientimi i saj afatgjatë ose afatshkurtër.

Personalitetet, sjelljet dhe vendimet e individëve ndikohen nga kultura e tyre. Por në një shoqëri të globalizuar, si ndikon kultura në mënyrën se si njerëzit punojnë dhe si ndikon ajo në ndërveprimet e tyre me kolegët dhe klientët?

Çfarë sjell diversiteti kulturor në vendin e punës

Integrimi i kulturave të ndryshme sociale në të njëjtën kulturë korporative mund të jetë sfidues, por përfitimet janë shumë më të mëdha se rreziqet.

Disa nga përfitimet e diversitetit kulturor në vendin e punës janë:

  • Perspektivat e ndryshme të një problemi mund të ofrojnë një shumëllojshmëri më të gjerë zgjidhjesh të mundshme;
  • Kompanitë më të larmishme, janë më të mira në tërheqjen e talenteve dhe përmirësimin e kënaqësisë së klientëve dhe punonjësve, duke çuar në performancë më të mirë financiare;
  • Rritja e kreativitetit dhe inovacionit inkurajohen duke menduar “jashtë kornizave”;
  • Zgjidhja më e shpejtë e problemeve;
  • Rezultate më të mira rekrutimi.

Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë. Pra, cilat janë sfidat e diversitetit kulturor në vendin e punës dhe si mund të kapërcehen ato?

Ndërgjegjësimi dhe kompetenca kulturore në punë

Disa stile kulturore të korporatës dhe vlerat që i karakterizojnë ato janë më të zakonshme se të tjerët në mbarë botën. Stilet që fokusohen në “kujdes”, “rezultate” dhe “qëllim” janë më të zakonshmet, por vlerat e tjera gjenden më shpesh në zona specifike gjeografike.

Le të marrim vlerën e kompanisë “autoritet” si shembull. Ndërsa nuk renditet lart në statistikat e përgjithshme, është gjetur të jetë më i përhapuri në Lindjen e Mesme. Dhe ndërsa të anketuarit afrikanë në disa studime të fundit duket se vlerësojnë “të mësuarit” dhe “qëllimin”, Lindja e Mesme dhe Evropa Lindore i japin më shumë rëndësi “stabilitetit”.

Komunikimi i vlerave të qarta të kompanisë është i rëndësishëm për të ndihmuar punonjësit të kuptojnë se si të veprojnë në situata të ndryshme.

Një kompani që vlerëson haptazi dhe qartë diversitetin dhe përfshirjen duhet të përbëhet nga njerëz që ndihen në të njëjtën mënyrë; ata, vlerat e të cilëve nuk përputhen me kompaninë, mund të hasin vështirësi në ambientin e punës duke ndikuar kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë në performancën e  tyre.

Përveç komunikimit të qartë, kompanitë gjithëpërfshirëse mund të kuptojnë se integrimi pa probleme e diversitetit është më i lehtë nëse punonjësve u sigurohen trajnime për diversitetin dhe ndërgjegjësimin. Një ekip drejtues që udhëheq me shembull kur bëhet fjalë për diversitetin mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi në të cilin çdo punonjës mund të lulëzojë. Së fundi, gjetja e talenteve me përshtatjen e duhur kulturore për kompaninë është shpesh çelësi i suksesit të shumë bizneseve.

Përfitimet nga ekipet multi-kulturore mund të jetë çelësi i suksesit për një kompani dhe për njerëzit që punojnë atje. Pra, si mund të përmirësojë secili prej nesh mënyrën se si komunikojmë në një vend pune të larmishëm?

Hapi i parë është kultivimi i kompetencës kulturore, aftësia për të bashkëvepruar me njerëz nga kultura dhe mendësi të ndryshme.

Të jemi të vetëdijshëm për botëkuptimin tonë kulturor dhe të kuptojmë dhe pranojmë dallimet dhe praktikat kulturore. Gjithmonë ka më shumë se një mënyrë për t’iu qasur një problemi dhe për të gjetur një zgjidhje. Lajmi i mirë është se ne mund të punojmë në ndërgjegjësimin dhe njohuritë tona për kulturat e tjera, duke përmirësuar vazhdimisht aftësitë tona ndërkulturore.

Ne në Ria Money Transfer dhe EasyPay, e kuptojmë se një vend pune gjithëpërfshirës dhe i larmishëm çon në rezultate më të mira, si për klientët ashtu edhe për ekipet tona.

Misioni ynë kryesor ka qenë gjithmonë të ndihmojmë njerëzit të qëndrojnë të lidhur me të dashurit e tyre në mbarë botën. Shqiptarët kudo nëpër botë, janë përballur shpesh me kultura të ndryshme të cilat i kanë pranuar dhe i respektojnë në përditshmërinë e tyre në vendet e punës.

Ne, ata dhe jo vetëm i ndihmojmë edhe më shumë duke arritur t’i kuptojmë dhe vlerësojmë mundin e tyre për të sakrifikuar për familjet e tyre, duke i ofruar transferta parash me tarifat më të lira në treg me Ria Money Transfer dhe EasyPay. Të kuptuarit e kulturave të ndryshme është çelësi për t’u ofruar klientëve tanë shërbimin më të mirë të mundshëm. Jemi këtu për këdo.

*Referuar Ria Money Transfer

26 Gusht, 2022
×
sqShqip