Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982
+26M.
Transaksione
+580
Agjentë
+100
Shërbime

Rreth Nesh

Platformë pagesash e ndërtuar për të gjithë

Çfarë është EasyPay?

EasyPay ështe një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale me disa vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare e projektuar për t’i dhënë individëve mundësinë të bëjnë pagesa brenda portofolit tonë të gjerë të shërbimeve si dhe të kryejnë transferta parash, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur rehatinë.

Misioni

Misioni ynë është të thjeshtojmë përdorimin dhe menaxhimin e pagesave dhe parave, duke ofruar përmes EasyPay zgjidhje financiare të sigurta, të shpejta dhe inovative që krijojnë vlerë dhe besim afatgjatë.

Vizioni

Vizioni ynë është të thjeshtojmë dhe demokratizojmë pagesat dhe menaxhimin e parave në Shqipëri përmes shërbimeve financiare të sigurta, të shpejta dhe të aksesueshme.

Rrugëtimi ynë

EasyPay lindi në 2010 si nevojë e pashmangshme e vendit dhe sistemit financiar shqiptar për një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale. Ishte koha kur fjalët "pagesa online" ishin pothuajse të panjohura për popullsinë vendase. Linda Shomo vendos në këtë periudhë të hedhi hapat e para drejt realizimit së një ëndrre, e cila sot është kthyer në një nga institucionet financiare më inovative në vend dhe FinTech-u lider në Shqipëri.

Stafi menaxhues

Lindita Shomo

Themeluese dhe Drejtuese Ekzekutive

Ardit Mero
Drejtues i divizionit IT, Marketing & Business Development
Endri Kote
Drejtor i operacioneve (COO)
Marjo Deda
Drejtor i Shitjeve
Jonida Këllezi
Drejtuese e Marketingut
Lisandër Çuedari
Drejtor i IT
Deborah Gega
Auditor i Brendshem
Silva Dedja
Drejtuese e Finances
Themeluese dhe CEO, ka mbi 32 vite eksperiencë në teknologji dhe informacion, prej të cilave 25 në sektorin financiar, duke drejtuar më parë funksione IT-je në institucione financiare të rëndësishme. Ajo është një nga gratë e pakta themeluese dhe drejtuese në sektorin FinTech në Ballkan.
Ardit Mero është Zëvendës Drejtor Ekzekutiv, ku nga specialist IT është rritur në drejtues të divizionit të IT-së, Marketingut dhe Zhvillimit të Biznesit, duke luajtur një rol kyç në strategjinë e kompanisë. Ai mban një Master në Inxhinieri Informatike dhe është fitues i Microsoft Imagine Cup Albania 2013, duke u bërë një model frymëzues për të rinjtë në teknologji.
Endri Kote është Drejtor i Operacioneve që nga viti 2021, me 14 vite eksperiencë në sektorin financiar, duke përfshirë role drejtuese në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe banka ndërkombëtare në Shqipëri. Ai është i diplomuar në Universitetin e Bolonjës në Biznes dhe Ekonomi dhe Administrim Biznesi, dhe aktualisht po përfundon një Master Shkencor në Drejtësi.
Marjo Deda, me mbi 15 vite përvojë në shitje dhe komunikim, është Drejtor i Shitjeve dhe ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e rrjetit të agjentëve dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në Shqipëri. I diplomuar në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim, ai njihet për aftësinë e tij për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe partnerët.
Jonida (Këllezi) Cako ka një karrierë të konsoliduar në akademi dhe marketing, duke drejtuar departamente të Marketingut dhe Komunikimit në institucione arsimore dhe projekte ndërkombëtare. Ajo është Doktore e Shkencave Ekonomike dhe ka përfunduar studimet BA dhe MA në Universitetin e Sheffield-it.
Lisandër Çuedari është Inxhinier Softueri dhe drejtues i IT-së në EasyPay. I specializuar në zhvillimin e sistemeve të sigurta (.NET, C#, JavaScript) dhe integrimin me banka e përpunues kartash.
Deborah Gega është Audituese e Brendshme, ku ka filluar karrierën në vitin 2017 si specialiste në Shërbimin ndaj Klientit dhe më pas ka kaluar në Financë para se të merrte rolin aktual në 2019. Ajo është e diplomuar me Master Shkencor në Financë nga Universiteti i Tiranës dhe ka ndjekur trajnime të specializuara në auditim të brendshëm, menaxhim risku dhe BCP.
Silva Dedja është Drejtuese e Financave në EasyPay, duke udhëhequr funksionet financiare dhe siguruar menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe raportimeve. Me eksperiencë në analizë financiare, planifikim buxhetor dhe kontroll të brendshëm, ajo luan një rol kyç në mbështetjen e strategjive të rritjes së kompanisë.

Çmimet

2014
Government of Albania
Best ICT Company
2014
CT Media
Linda Shomo
Female of the Year in ICT
2017
World Confederation of Businesses
“The Bizz 2017” as a World Business Leader
2017
Albanian Excellence
Albanian Excellence 2017
2017
European FinTech Awards
Top 3 companies in Europe for Financial Inclusion
2017
Innovate Finance
Linda Shomo selected in “Women in FinTech Powerlist 2017”
2018
Global Banking and Finance Review
Best Digital Payment Platform Albania 2018
2018
Global Business Insight Awards
Recognized Leaders in Online Payments Solutions - Albania
2018
Insight Success
The 10 Most Trusted Remittance Service Providers 2018
2019
Ria Money Transfer
Best Partner of Ria in Albania
2020
Global Banking and Finance Review
Best Payment Solution Provider Albania 2020
2022
Power Up Certificate of Excellence
Growth Program for SMEs and startups in the Western Balkans.
2022
Global Banking and Finance Review
Best Payment Solution Provider Albania 2022
2023
Global Banking & Finance Awards
Global Banking and Finance Review
Best Payment Solution Provider Albania 2023

Kanë folur për ne

×
sqShqip