Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Shërbime, Pagesa & Evente, me EasyPay më lehtë se asnjëherë

Në këtë gjysmë të parë të vitit, EasyPay ka vijuar me intensitet punën për të qenë sa më pranë jush dhe sa më pranë kujtdo që ka nevojë ti besojë një institucioni financiar.

Një institucioni financiar nga i cili mund të kryejë pagesa për shërbimet më të kërkuara, transferta brenda dhe jashtë vendit, si dhe të marrë kudo me vetë portofolin elektronik që ofron EasyPay.

Si kompania e parë fintech në Shqipëri, EasyPay vijon të shtojë shërbimet dhe të ofrojë lehtësi për klientët e vetë por edhe më gjerë.

Në këto 6 muaj, ne vijmë me mbi 5 shërbime të reja dhe integrimet në sektorë të rëndësishëm të tregut shqiptar.

Mund të përmendim këtu integrime me institucione të tjera financiare, me kompani mikrokredie dhe kompani të cilat ofrojnë programe fiskalizimi. EasyPay ndodhet gjithnjë aty për të mbuluar nevojat tuaja në çdo sektor të mundshëm.

Shërbimet e reja që EasyPay ka shtuar në këto 6 muaj janë:

  • Agro and Social Fund–Institucion Financiar i Mikrokredisë që ka si qëllim financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit. Ofron kredi për kategori të ndryshme si: Kredi Biznesi, Kredi Agro, Kredi Start Up, Kredi Efiçencë Energjie, Kredi Konsumatore, Kredi Sociale, Kredi Gruaja Rurale dhe Kredi Të Rinj Sipërmarrës. Këstet e kredisë për Agro and Social Fund mund të paguhen në mbi 500 pika EasyPay.
  • Taksat e Bashkisë Shkodër- EasyPay këtë vit ofron për të gjithë qytetarët që kanë një biznes në qytetin e Shkodrës, të paguajnë taksat vendore të Bashkisë pranë +500 pikave EasyPay në të gjithë vendin. Duke shmangur kështu radhët e gjata apo pritjet në sportele.
  • Kompani Interneti FirstCom – Tashmë abonimet e internetit të kompanisë FirstCom mund të paguhen edhe në pikat EasyPay. Pa qenë nevoja për të bërë rrugë të gjata për të gjetur një dyqan FirstCom, EasyPay ndodhet në çdo lagje të Shqipërisë. Tashmë klientët e FirstCom e kanë zgjidhjen më pranë.
  • BNT Electronics- Kompani që ofron aplikime për programe fiskalizimi. Për këdo që ka një biznes apo dëshiron të nisë një të tillë, e di se sa i rëndësishëm është procesi i fiskalizmit. Tashmë këto programe mund të paguhen edhe pranë pikave EasyPay.
  • NOA Financojmë- Përveç pagesave të kësteve të kredisë NOA apo disbursimeve të kredisë nëpër pikat EasyPay, tashmë disa prej shërbimeve të mundësuara nga EasyPay mund të paguhen edhe në rrjetin e pikave NOA. Dhe duke mos u ndalur me kaq, në pika të dedikuara EasyPay tashmë mund të aplikohet për financim nga NOA vetëm më një kartë identiteti në vetëm 15 minuta.

Tani le të flasim pak për argëtim. Dihet që argëtim pa EasyPay nuk ka, ndaj në eventet më të rëndësishme EasyPay ka qenë dhe vijon të jetë aty.

Nëpërmjet ticket.easypay.al kushdo dëshironte mund të kryente pagesa online me Visa/Mastercard dhe rezervime për pagesa tek Agjentët EasyPay. Për cilat evente po flasim?

  • Koncerti i Maluma i zhvilluar me datë 14 Mars 2022 në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë;
  • South Outdoor Festival i zhvilluar në datat 29 prill- 3 Maj në Borsh;
  • Mjeshtëro Biznesin Tënd nga Vasil Naçi;
  • Colour Day Festival, i zhvilluar në datat 11 dhe 12 Qershor në Tiranë;
  • Tirana Photo Festival, konkurs me tematikë rininë i cili shpall fituesit në Shtator.
  • Trail Running Albania, i cili ka ardhur me disa aktivitete në vendndodhje të ndryshme;

Por EasyPay nuk e mbyll punën me kaq, evente të tjera na presin në këtë verë që kaq shumë e kemi pritur, duke përmendur këtu:

  • Maraton “Enkelana”, gara e natës e cila do të zhvillohet në Pogradec me datë 30 Korrik 2022. Afati i regjistrimeve do të jetë data 15 Korrik.
  • Turtle Fest, vjen në edicionin e 10 të saj në Dhërmi në datat 28 deri 31 Korrik 2022.

EasyPay nuk është vetëm një ofrues shërbimesh për të kryer pagesa dhe transferta kombëtarë dhe ndërkombëtare, EasyPay është më shumë se aq. Ne jemi një familje dhe këtu ka vend për të gjithë. Qëllimi ynë është të lehtësojmë proceset e pagesave që të gjithë e dimë sa kohë marrin në kushte normale. Është një facilitator për organizimin e eventeve më në zë të vendit, biletat e të cilëve mund të shiten në çdo qytet të Shqipërisë apo jashtë saj. EasyPay është pranë jush për të lehtësuar jetën dhe për t’ju ofruar më shumë kohë për ta kaluar me familjen.

5 Korrik, 2022
×
sqShqip