Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm

Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të pagesave me kryerjen e suksesshme të transaksionit të parë duke përdorur teknologjinë e Bankingut të Hapur (Open Banking). Ky moment shënon kulmin e një procesi të gjatë reformash dhe përpjekjesh për të përshtatur tregun financiar shqiptar me standardet evropiane.

Një moment historik ky për Shqipërinë dhe një arritje e madhe për EasyPay! Institucioni i parë dhe i vetëm në vend me licencë për Bankingun e Hapur (Open Banking) ka realizuar transaksionin e parë të këtij lloji, duke sjellë standardet më të avancuara financiare në tregun shqiptar. Kjo arritje është hapi i parë drejt një tregu financiar më të hapur, të sigurt dhe konkurrues, në përputhje me standardet evropiane.

Ky transaksion u krye në bashkëpunim me Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke treguar që ekosistemi bankar është gati për këtë transformim të madh. Pas këtij hapi të parë, pritet që transaksionet me Bankingun e Hapur të shtrihen edhe në të gjitha bankat e tjera, duke ofruar më shumë mundësi për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë. Tashmë, me Bankingun e Hapur, klientët mund të përdorin shërbimet e ardhshme të EasyPay si rimbushja e llogarisë elektronike, Pay-by-Bank për e-commerce, Direct Debit për bizneset me abonime mujore, dhe shumë të tjera që do të transformojnë përvojën e tyre financiare.

Një rrugë drejt inovacionit financiar

Kryerja e këtij transaksioni është rezultat i zhvillimeve të fundit në fushën e Bankingut të Hapur në Shqipëri. Në fund të vitit 2024, Banka e Shqipërisë lëshoi licencën e parë për një institucion financiar, EasyPay, për të ofruar shërbime të Open Banking, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt një tregu financiar më të hapur. Padyshim që ky hap u pasua me një sërë reformash dhe investimesh në infrastrukturën dixhitale dhe sigurinë kibernetike, nga ana e institucioneve financiare të përfshira në process, me synimin krijimin e një ekosistemi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit.

Në nëntor 2024, Shqipëria u bë anëtare e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke i hapur rrugë transfertave më të shpejta dhe me kosto më të ulët mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane. Ky integrim i dha një tjetër një shtysë zhvillimit të Bankingut të Hapur.

Sfida dhe mundësi për të ardhmen

Pavarësisht këtij suksesi, zbatimi i plotë i Bankingut të Hapur në Shqipëri mbetet një sfidë që kërkon përpjekje të mëtejshme nga institucionet financiare dhe rregullatorët përkatës. Standardizimi i komunikimit mes institucioneve përmes API-ve të sigurta, garantimi i mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe rritja e edukimit financiar janë disa nga sfidat e mëtejshme.

Megjithatë, suksesi i këtij transaksioni të parë konfirmon që Shqipëria është në rrugën e duhur për të ndërtuar një ekosistem financiar më të hapur, konkurrues dhe inovativ. Kjo arritje përbën një pikënisje të rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve financiare në vend duke e lidhur Shqipërinë me Europën më shumë se kurrë më parë, dhe EasyPay po shtyn fort drejt këtij ndryshimi!

5 Mars, 2025
×
sqShqip