Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

SKosmetics nga Sara Karaj, blini online me EasyPay

SKosmetics e themeluar nga Vlogger-ja Sara Karaj është realiteti i parë shqiptar që ofron brandin e saj të produkteve kozmetike.

SKosmetics ofron make up për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme. Frymëzuar nga përvoja e gjatë e Sarës në produktet e kozmetikës dhe nga komuniteti i saj i bukurisë në internet, SKosmetics është krijuar për të pikasur dhe fuqizuar çdo aspekt tuajin.

Për t’ju thjeshtësuar sa më shumë blerjen dhe për t’ju ofruar një pagesë të sigurtë, EasyPay gjendet sërisht pranë jush duke bashkëpunuar me Sara Karaj, SKosmetics.

Për të bërë pagesën online në skosmetics.com, mjafton të keni një llogari EasyPay. Nëse nuk jeni të rregjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android apo IOS) ose duke aksesuar në website-in e tonë.

Keni krijuar kështu një portofol tuajin virtual të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay).  Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj tek skosmetics.com. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

Pasi keni vendosur produktet e dëshiruara në shportë, mund te kryeni pagesën.

Tek faqja e pagesës (checkout) do gjeni të gjitha detajet tuaja nëse jeni të rregjistruar, ose do duhet t’i shtoni ato për të përfunduar blerjen.

Pasi të keni plotësuar këto të fundit dhe konfirmuar që pranoni termat dhe kushtet e përdorimit, mund të klikoni tek butoni “bëj blerjen” i cili do t’ju dergojë tek paneli EasyPay.

Tutoriali i një pagese me butonin EasyPay:

24 Janar, 2020
×
sqShqip