Jeni në dilemë se çfarë duhet t’i dhuroni të dashurit tuaj të zemrës këtë Shën Valentin? EasyPay mundëson për ju idenë bashkë me dhuratën, e për më tepër të gjitha falas.
Përfitoni faqen e parë të gazetës të personalizuar për njeriun tuaj të zemrës. Në të do të shkruhen emrat tuaj së bashku dhe sipas dëshirës mund të vendosni gjithashtu një foto tuajën (opsionale). Ne jemi gati t’ju ndihmojmë të beni të lumtur me një dhuratë unike personin tuaj të më të dashur.
Si ta përfitoni? Mjafton të keni një llogari EasyPay ose të regjistroheni duke shkarkuar aplikacionin falas! Na kontaktoni në marketing@easypay.al me emrin tuaj, emrin e personit të zemrës dhe qytetin ku banoni ose për çdo paqartësi tjetër!
Pak histori nga gjeneza e festës së Shën Valentinit:
Dita e Shën Valentinit thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Valentini bekoi një martesë ilegale dhe për këtë arsye ai u burgos. Roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër por prifti i quajtur Valentin e shëroi atë. Ata të dy u dashuruan me njëri tjetrin. Para se të vdiste në datë 14 Shkurt, Valentini i dërgoi vajzës një letër ku shprehte ndjenjat e tij. Rrjedhimisht prifti u shenjtërua dhe dita e dashurisë u quajt Shën Valentini në nder të tij, një festë që sot festohet në mbarë botën.