Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Trail Running Albania rikthehet me një garë fantastike vrapi në Voskopojë

Ditën e Dielë, më datën 15 Shtator 2019 Trail Running Albania organizon edicionin e dytë të vrapimit malor (trail run) në malet e Voskopojës – The Wolf Trail /Shtegu i Ujkut.

Por çfarë është vrapimi malor? Vrapimi Malor sjell një ndërthurje perfekte midis natyrës, vrapit dhe turizmit aktiv.

Voskopoja është një ndër destinacionet më atraktive turistike në Shqipëri ku gërshetohet më së miri natyra, historia, kultura dhe tradita Shqiptare.

E diela e 15 Shtatorit është më shumë se një garë vrapimi, është një fundjavë ndryshe. Do të keni mundësinë të largoheni nga rutina e qytetit dhe te shijoni kombiminin perfekt të natyrës me adrenalinën që sporti i vrapimit malor të jep.

Gara do të realizohet në 3 distanca:

21km – mbi 800 m marrje lartësie – vështirësi e mesme;
10Km – mbi 400 m marrje lartesie – niveli i veshtiresisë i ulet në të mesëm;
5 Km – në rrugicat dhe shtigjet në afërsi të fshatit.

Biletat mund të rezervohen online në faqen e The Wolf Trail  ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Ju mund të regjistroheni nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/epbileta

*Për më shumë informacion rreth këtij eventi vizitoni : http://trailrunningalbania.com/wolf-trail/

28 Gusht, 2019
×
sqShqip