Ria Money Transfer është një ndër tre kompanitë më të mëdha në botë për transfertat e parave. Me një historik të gjatë në tregun e remitancave, misioni i Rias është të sjellë më pranë familjen, miqtë dhe biznesin në çdo cep të botës, duke ofruar tarifa të lira që favorizojnë transferimin e parave për këdo. Në vitin 2017, Ria fitoi cmimin “Shërbimi më i mirë për klientin”, akorduar nga Center World Awards, si rrjedhojë e shërbimit të shpejtë, sigurtë e miqësorë.
EasyPay është partner zyrtar i Ria Money Transfer në Shqipëri dhe shërbimin e gjeni lehtësisht në të gjithë territorin Shqiptar, nëpërmjet 550 pikave / agjentëve EasyPay.