Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Më pranë familjes me EasyPay dhe Ria Money Transfer

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe keni familje dhe miq në vendlindjen tuaj, jemi të bindur që mendoni për ta çdo ditë të jetës, madje shpesh herë edhe mërziteni për mungesën tuaj.

Me ndryshimin e ritmit të jetës, orës por edhe jetës së ndarë me kufij të largët midis jush, mund të duket e pamundur t’i mbështesni ata në momentet më të rëndësishme të jetës. Por, të dhurosh lumturi duke qenë fizikisht larg është një nga ndjesitë më të bukura që mund të kesh dhe për këtë kujdesemi ne.

Këtu hyjnë transfertat e menjëhershme të parave dhe këtu fillon edhe misioni i EasyPay dhe Ria Money Transfer për të dërguar para aty ku vërtetë ka rëndësi. Ju mund të mbështetni familjen tuaj pa ndjerë kufij dhe kilometrat që ju ndajnë.

Nga vendndodhja juaj, direkt në vendndodhjen e tyre

Pavarësisht nëse po dërgoni para për të thënë “Gëzuar ditëlindjen”, ose po mbështesni një vëlla ose motër me shpenzimet e shkollës, po ndihmoni prindërit të cilët janë në pension apo të surprizoni njeriun e zemrës tuaj, nuk mund të jetë më e thjeshtë se me transfertat e menjëhershme të parave me Ria Money Transfer drejt mbi 500 vendndodhjeve Ria dhe EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Në çfarë do lloj shteti të ndodheni, praktikisht nga e gjithë bota, ju mund t’i dërgoni para të afërmve tuaj në kohë të shpejtë dhe pa lodhje.

Muaj Nëntor është muaj i festave të pavarësisë së vendit tonë.

Ne e dimë që të gjithë ju që jetoni në Diasporë, do të kishit dëshirë të festoni në vendin tuaj, por edhe në pamundësi për të qenë afër fizikisht, ju mund të mendoni për të afërmit tuaj duke ju dhuruar mundësinë për të bërë disa ditë pushime apo për të kryer blerjet që ata kanë nevojë.

Është e lehtë dhe super e shpejtë

Harrojeni kohën e gjatë të pritjes dhe komisionet e larta për shumën që dëshironi të dërgoni. Të dhuroni dashuri në mënyrat tuaja tani është më e thjeshtë se asnjëherë më parë. Vendet me transferta më të larta të parave sot renditen Gjermania, Anglia, Italia, Franca dhe Belgjika, nëse ndodheni në një prej këtyre shteteve jemi të bindur që shërbimin e Ria Money Transfer e keni përdorur, megjithatë edhe në rast se kjo do të ishte hera e parë e transfertës së parave nëpërmjet Ria Money Transfer drejt Shqipërisë, mos u shqetësoni pasi është më e lehtë seç mund ta mendoni. Gjithçka që ju nevojitet është dëshira e mirë për të sytë të qeshur që aq shumë ju mungojnë në këto ditë festash.

Si funksionon?

  • Si fillim mund të paraqiteni në një pikë Ria Money Transfer dhe të depozitoni shumën që keni dëshirë të dërgoni.
  • Me një numër identiteti ose pasaportë ju bëni kërkesën për të dërguar para duke shënuar emrin, mbiemrin dhe qytetin ku jeton apo mund të tërheqë shumën e dërguar marrësi i këtyre parave. Mos harroni, Ria Money Transfer dhe EasyPay gjendet në mbi 500 pika në të gjithë Shqipërinë.
  • Ju do të pajiseni me një kod pin 11 shifror të cilin do të duhet ta ndani edhe me marrësin e shumës së dërguar.
  • Më pas marrësi duhet të shkojë në një pikë Ria Money Transfer- EasyPay në qytetin ku jeton duke  paraqitur një numër identiteti apo pasaportë si dhe kodin pin 11 shifror të cilin tashmë ju ja keni dërguar.
  • Në këtë mënyrë marrësi mund të tërheqë shumën e dërguar në fare pak kohë dhe të marrë “dhuratën” të cilën ju dëshironi ti bëni edhe duke qenë larg fizikisht.

Mbështetja e atyre që doni nuk duhet të jetë e ndërlikuar.

Me siguri maksimale dhe transparencë, EasyPay dhe Ria Money Transfer bëjnë të mundur një jetë më të lumtur, më të qetë dhe me shumë dashuri edhe për njerëzit që nuk janë pranë fizikisht por në distanca të mëdha gjeografike. Ndihuni më afër njerëzve tuaj të dashur pa ndjerë pengesa dhe vonesa për të realizuar dëshirat tuaja.

Prej 12 vitesh në sektorin e FinTech, EasyPay ofron lehtësi për një serë shërbimesh siç janë transfertat e parave brenda dhe jashtë vendit me Ria Money Transfer, pagesat e utiliteteve dhe faturave për mbi 45 shërbime në +500 pika në të gjithë Shqipërinë, biletat për eventet më të mëdha në vend si dhe pagesa online direkt nga aplikacioni EasyPay pa humbur kohë dhe pa pritur në radhë.

Bashkohu në familjen tonë të madhe dhe me siguri asnjë gjë nuk do të duket më e vështirë!

8 Nëntor, 2022
×
sqShqip