UNUM Festival është festivali më i ri House dhe Techno që prezantohet në Shqipëri në 2019 gjatë datave 31 Maj – 3 Qershor, tek plazhi Rana e Hedhun në Shëngjin. Vendndodhja është pjesë e Rivierës Shqiptare, e përshkruar si “pamja e fundit e paprekur në Europë”.
UNUM në latinisht do të thotë “NJË”, por kuptimi nuk është për “1”-shin si numër apo si matje, jo një si i veçuar, apo i ndarë por Një si një e tërë, fryma që përcjell sjell idenë e bashkimit, shkrirjes e të gjithave në Një.
Një festival që premton shumë, dhe i konceptuar në mënyrë që 50 DeeJay me famë ndërkombëtare të shpërfaqin talentin e tyre në vendin më përrallor të rivierës shqiptare për tri ditë e netë.
Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur nga e gjithë bota si Craig Richards, Ricardo Villalobos, Luciano, Neverdogs, Cesar Merveille, Butch, Petre Inspirescu, Praslea, Sonja Moonear DeWalta etj.
Biletat për shtetasit Shqiptarë dhe nga Kosova ofrohen në Shqipëri nga EasyPay.
Ju mund të merrni biletën tuaj të UNUM Festival nëpërmjet këtyre opsioneve:
- Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. https://ticket.easypay.al/
- Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj. https://ticket.easypay.al/
- T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në https://ticket.easypay.al/map/agents/locations
Për më shumë: https://ticket.easypay.al/