Me datë 21 Dhjetor, ora 20:00, dy zërat e veçantë të muzikës shqiptare, Elina Duni dhe Vlashent Sata të shoqëruar nga Rob Luft dhe miq të tjerë artistë, do të mbajnë një koncert bamirësie të organizuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.
Shitja e biletave për këtë koncert humanitar u mundësua nga EasyPay, të ardhurat e të cilave do të shërbejnë për fëmijët me sindromën Down pranë qendrës së DSA.
Lineup i plotë: Elina Duni, Vlashent Sata, Rob Luft, Gent Rushi, Ermal Rodi, Roni Gjura dhe Emiljan Dhimo.