Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Vrapo në maratonën Enkelana dhe paguaj me EasyPay!

Ndër vite, kemi shprehur gjithmonë se mbështesim në çdo formë sportin, mirëqënien dhe jetën e shëndetshme, e ndaj kemi qënë pjesë e eventeve sportive më të rëndësishme në vend. Duke ofruar mbështetjen tonë për organizimin e këtyre eventeve dhe duke ofruar metodat më inovative të pagesave për qytetarët shqiptarë, EasyPay ka qënë dhe do të jetë gjithmonë në qendër të çdo aktiviteti sportiv, duke krijuar lehtësi.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të vitit 2022, rikthehet edhe një herë, një nga garat më emocionuese: Maratona Enkelana 2023. Maratona Enkelana do të zhvillohet përsëri në qytetin e bukur të Pogradecit, në datën 29 Korrik, në një fundjavë që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë adhuruesit e sportit dhe atletikës. Qindra qytetarë shiptarë e të huaj, do të sfidojnë veten në një gjysmë maratonë 21 kilometra ose në mini-maratonën prej 10 kilometrash.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti fantastik, duhet të kryejnë regjistrimin e pagesën, dhe për këtë ju vjen në ndihmë, si gjithmonë, EasyPay. Hapat që do të ndiqni për të kryer regjistrimin janë mjaft të thjeshtë:

– vizitoni platformën ticket.easypay.al dhe përzgjidhni eventin “Maratona Enkelana”
– plotësoni të dhënat që kërkon formulari i regjistrimit
– pasi të keni plotësuar të dhënat, vazhdoni me procesin e pagesës
– përzgjidhni metodën e pagesës që dëshironi

EasyPay, nëpërmjet platformave të saj, i vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë një metodë inovative për të paguar biletat e eventeve apo faturat e shërbimeve. Nëpërmjet EasyPay, mund të përzgjidhni të paguani me anë të kartës tuaj të kreditit/ debitit, nëpërmjet aplikacionit EasyPay ose në një pikat fizike, nëpërmjet një kodi unik QR. Rrjeti i agjentëve EasyPay, është i përbërë nga më shumë se 530 pika fizike dhe është një strukturë e mirëorganizuar që i mundëson cilitdo qytetari shqiptarë, të kryejë pagesa në çdo zonë rurale apo urbane. Ndërsa, ata qytetarë që dëshirojnë të shpenzojnë më shumë kohë duke u stërvitur për maratonën dhe më pak kohë për të paguar, ekziston portofoli elektronik EasyPay: një aplikacion me 3 llogari, +60 shërbime dhe shumë lehtësi në përdorim.

Të gjithë po përgatiten për të arritur formën optimale fizike për të garuar ndërsa EasyPay është gati për të lehtësuar jetën e qytetarë shqiptarë. Shihemi në Pogradec!



25 Korrik, 2023
×
sqShqip