EasyPay, kompania lider prej 11 vitesh në sektorin Fintech në Shqipëri, nis bashkëpunimin e parë te këtij lloji me kompaninë ndërkombëtare ajrore Wizz Air.
Duke filluar nga muaji Prill 2022, ky bashkëpunim do të sjellë lehtësi për këdo që do të përdorë shërbimin e transfertave ndërkombëtare me Ria Money Transfer. EasyPay do të gjendet në biletat e fluturimeve (boarding pass) me oferta ekskluzive për udhëtaret të cilët vijnë kryesisht nga shtetet Europiane dhe Mbretëria e Bashkuar. Të lexosh shqip edhe kur ndodhesh jashtë vendit është një nga gjërat që të emocionon më shumë. Ne kujdesemi që secili ta ndjejë shtëpinë e tij më afër dhe të eliminojmë barrierat dhe distancat fizike, duke ofruar metoda alternative si për transferta por edhe për pagesa.
Për EasyPay edukimi financiar dhe ofrimi i lehtësive për transferta ndërkombëtare, kombëtare dhe shërbimet më të rëndësishme është primar.
Prej vitesh tashmë, qytetarët shqiptarë kudo ku janë nëpër botë, mund të dërgojnë para në vendin e tyre lehtësisht nëpërmjet Ria Money Transfer. Më mbulimin më të gjerë në vend, EasyPay gjendet në mbi 500 pika në të gjithë Shqipërinë, prej të cilave mund të dërgohen para kudo dhe në mbi 500 mijë pika Ria në mbarë globin.
Mbi 200 mijë njerëz dërgojnë para çdo vit në Shqipëri me Ria Money Transfer.
Remitancat në Shqipëri u rritën në 199,57 milionë euro në tremujorin e tretë të 2021 nga 171,56 milionë euro në tremujorin e dytë të 2021. Për më tepër, nisur nga vlerësimet e Bankës Botërore, remitancat drejt vendit tonë përbëjnë 9.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Gjatë dekadave të fundit, dërgesat e parave kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në mirëqenien e familjarëve të emigrantëve dhe në zhvillimin e komuniteteve në vendet e origjinës së tyre. Remitancat, ose siç mund të quhen ndryshe “fytyra humane e globalizimit”, i lejojnë emigrantët dhe familjet e tyre të përmirësojnë shëndetin, edukimin dhe shtëpitë.
Mbi 200 mijë njerëz çdo vit, kujdesen për njerëzit e tyre të afërt, sakrifikojnë dhe ofrojnë ndihmë në momentet më të rëndësishme për ta.
EasyPay dhe Ria Money Transfer gjenden gjithnjë e më shumë pranë tyre për të ofruar lehtësi në kryerjen e transfertave me tarifat më të lira në treg!
Fondet e dërguara çdo muaj në shtëpi, janë të nevojshme për familjarët e tyre për kryerjen e një sërë pagesave, siç janë faturat e utiliteteve (drita dhe ujë), pagesat e studimeve, fatura ilaçesh, vizita shëndetësore, etj.
Ne në EasyPay dhe Ria Money Transfer kujdesemi që me komisionet më të ulëta në treg, ju të mund të kurseni çdo muaj kur dërgoni para në shtëpi.
Bëhu pjesë e udhëtimit tonë dukë gëzuar sytë për të cilët mendon çdo ditë. Dhuro dashuri në mënyrën tënde, pa limite me EasyPay dhe Ria Money Transfer.