Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Agro & Social Fund i bashkohet EasyPay

Jemi mjaft të kënaqur të njoftojmë se shportës së gjerë të shërbimeve EasyPay i shtohet edhe shërbimi për pagesë kësti për Agro & Social Fund.

Ky i fundit, është një institucion financiar mikrokredie, i cili iu vjen në ndihmë kryesisht, ndërmarrjeve mikro e të vogla por dhe individëve, me qëllim lehtësimin e përmirësimin e jetesës, zgjerimin e oportuniteteve për sipërmarrje e punësim në komunitete si gra, të rinj, apo grupe të ndryshme vulnerabël,  me fokus zonat rurale e semi-urbane.

Agro and Social Fund ju vjen në ndihmë grupeve të sipërpërmendura nëpërmjet 8 produkteve si më poshtë vijon:

Pas fazës së pilotimit për këtë shërbim të ri i cili është ofruar fillimisht nëpërmjet Agjentëve EasyPay në qytetin e Lezhës dhe Korçës, prej datës 1 mars 2022, ky shërbim ofrohet në të gjitha pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të paguajnë këstin e kredisë së tyre në të gjithë Shqipërinë, kudo që shohin logon e EasyPay.   

Në mbi 500 pikat EasyPay që ndodhen në të gjithë vendin ofrohen mbi 45 shërbime të ndryshme, të nevojshme për komunitetin, ku përfshihen pagesat e: utiliteteve, interneti, pagesë për kopshtet dhe çerdhet, telefoni, pagesa mikrokredie, siguracione makine, bileta eventesh, rimbushje celulari, abonimet e Digitalb dhe shumë e shumë të tjera.

Shtrirja e gjerë e EasyPay në territorin vendas, e bën më të lehtë për qytetarët aksesin dhe pagesat në kohë të shpejtë, në mënyrë transparente dhe pa pengesa.

Për të gjithë ata që kanë më shumë konfidencë me teknologjinë, EasyPay ofron gamën e shërbimit të pagesave nëpërmjet kanalit online (web dhe aplikacion). Sërish, pikat EasyPay në të gjithë vendin japin ndihmesën e duhur për klientët që dëshirojnë të regjistrohen apo në firmosjen e kontratës së klientit.

Prej 11 vitesh në treg dhe si kompania e parë FinTech në Shqipëri, EasyPay ka sjellë platformën e parë dixhitale të pagesave dhe krijimin e portofolit elektronik.

Puna jonë nuk ndalet këtu, inovacionin dhe risitë i sjellim çdo ditë e më tepër për qytetarët shqiptarë. Çdo vit dhe më shumë rrisim kapacitetet dhe zhvillohemi. Na ndiqni në kanalet tona të komunikimit për t’u njohur me të rejat e fundit rreth shërbimeve dhe lehtësive që ne ofrojmë.

20 Prill, 2022
×
sqShqip