Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Bashkëpunimi më i ri për të gjithë studentët aktivë, AIESEC – EasyPay

AIESEC është një organizatë joqeveritare jo-fitimprurëse në statusin konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC), i lidhur me Partinë e OKB-së, anëtar i ICMYO, dhe është i njohur nga UNESCO.

AIESEC është gjithashtu organizata më e madhe rinore në botë, e cila synon të arrijë paqe dhe zhvillim të potencialit njerëzor duke nxitur aftësitë e lidershipit te të rinjtë, përmes eksperiencave praktike në mjedise sfiduese.

E pranishme në mbi 126 shtete, AIESEC mundëson një rrjet shkëmbimi kulturor në formën e eksperiencave vullnetare dhe internshipeve profesionale.

AIESEC u shtri në Shqipëri pesë vite më parë dhe gjatë kësaj kohe ka punuar për të zhvilluar shoqërinë dhe ndikuar në rininë shqiptare përmes programeve dhe eventeve të ndryshme.

Bashkëpunimi  AIESEC- EasyPay  do të sjellë një risi në lehtësimin e pagesave për pjesëmarrësit e eventeve të ndryshme që organizohen vazhdimisht prej tyre.

Aktualisht EasyPay po mundëson pagesën e online nëpërmjet butonit EasyPay për të gjithë studentët e AIESEC të cilët do jenë pjesëmarrës në konferencën e rradhës FallCo 2018.

23 Tetor, 2018
×
sqShqip