Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay, pjesëmarrës në eventin në Irlandë: “Të bësh biznes me vendet e Ballkanit Perëndimor”

USAID në bashkëpunim me AITA dhe Dhomën e Tregtisë Dublin organizuan aktivitetin: “Të bësh biznes me vendet e Ballkanit Perëndimor”, konferencë për IT dhe mundësi takimi midis bizneseve. Ky aktivitet u zhvillua në datë 6 Tetor 2016 në Dublin, Irlandë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i lidhjeve të biznesit midis Irlandës dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe mundësitë për bashkëpunim në sektorin e IT.

Më shumë se 50 kompani irlandeze dhe të Irlandës së Veriut, dhe 40 kompani të Ballkanit Perëndimor, ishin pjesëmarrëse në aktivitet, dhe më shumë se 100 takime midis bizneseve u realizuan gjatë gjithë ditës. Europa Juglindore si një nga rajonet më dinamike dhe premtuese të teknologjisë së informacionit në botë, ishte një nga temat e prezantuara gjatë eventit.

6 Tetor, 2016
×
sqShqip