Zj. Lindita Shomo, drejtoresha ekzekutive e Easypay përshëndeti me fjalën e saj Edicionin e Tretë të konkursit Imagine Cup Albania 2014, i organizuar nga Microsoft Albania, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, Ministrit të Arsimit dhe Sporteve si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Kompania Easypay ka qene nder kompanite e para qe ka mbeshtetur kete lloj eventi kaq promovues per talentet shqiptare ne fushen e ICT-se, qe ne vitin e pare te organizimit.
Ne edicionin e vjetshem te Imagine Cup Albania 2013, Easypay jo vetem ishte sponsor i eventit por nderkohe punesoi tere skuadren fituese te ketij edicioni
Ky eshte nje shembull qe tregon se Easypay promovon inovacionin ne Shqiperi dhe nxit punesimin e te rinjve, te dyja keto prioritete aktuale te qeverise shqiptare.
Gjithashtu eventin e pershendeti dhe perfaqsuesi i skuadres fituese te Imagine Cup 2013, Z. Endrit Ali, tashme staff i Easypay, i cili synoi te motivonte pjesemarresit e edicionit aktual qe te japin maksimumin e tyre ne fushen e ICT-se dhe ne zhvillimin e inovacionit ne Shqiperi.