EasyPay është i lumtur që dha kontributin e saj nëpërmjet bashkëpunimit me Organizatën Ndërkombëtare të Punës në zbatim të projektit EWAC (Fuqizimi i Grave Kundër Covid-19) me një rëndësi dhe sensibilitet të vecantë, duke mundësuar shpërndarjen e suportit financiar për një listë të përzgjedhur me gra shqiptare nga Sektori i Fasonerisë, të cilat si pasojë e situatës së pandemisë Covid – 19 kanë mbetur të papuna.
Duke konsideruar faktin se në vendin tonë përqindja e tregut me pak ose aspak akses në shërbimet bankare është e lartë, për EasyPay ishte një kënaqësi të mundësojë një eksperiencë të thjeshtë për transferimin në kohë reale të fondeve të suportit financiar tek gratë e perzgjedhura, kudo që ato ndodhen në Shqipëri. Shpërndarja e suportit financiar të alokuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës u bë e mundur nga EasyPay nëpërmjet transfertave direkte në llogarinë e tyre elektronike, prej nga mund ta tërheqin në cdo kohë pranë agjentëve të autorizuar EasyPay në Shqipëri (+470 agjentë).
Shërbimi i transfertave në kohë reale të parave nëpërmjet celularit nga një biznes apo individ në një tjetër në të gjithë Shqipërinë, në kohë reale dhe me 0 komision për transfertë, është shërbimi më i ri i zhvilluar nga EasyPay dhe mbështetur nga Risi Albania.