Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay – shitës ekskluziv online për biletat e koncertit “Hapësira e një ëndrre” nga Alban Skënderaj!

Nga dita e sotme, 22 Janar, EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e kengëtarit të mirënjohur Alban Skenderaj. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin e shumëpritur “Hapësira e një ëndrre”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen www.pentagram.al ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni platean, vendin se ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini. Opsionet që ju ofrohen janë tre:

  • Të kryeni rezervim bilete – Ju do të njoftoheni me sms apo e-mail se mund të tërhiqni biletën në çdo pikë EasyPay duke paraqitur kodin e rezervimit, dhe do të merrni nje link orientues për pikën më të afërt ku mund të kryeni pagesën.
  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa – Nëse jeni kartëmbajtës Visa, mund të paguani direkt nga karta juaj.

 

Tashmë EasyPay me një eksperiencë në disa evente ku kemi mundësuar shitjen e biletave, presim bashkëpunime të tjera të suksesshme në të ardhmen.

22 Janar, 2018
×
sqShqip