EasyPay prezanton shërbimin më të ri të transfertave të parave elektronike, i cili komercialisht do të njihet me emrin “EasyTransfer”.
Nëpërmjet këtij shërbimi, të gjithë klientët EasyPay do të përfitojnë:
- Transferta të shpejta e të thjeshta parash, pa kosto shtesë;
- Komision 0 për transfertat nga një klient EasyPay në tjetrin;
- Kryerje pagesash në portofolin e gjerë të shërbimeve EasyPay;
- Tërheqje fondesh në një nga 450 pikat EasyPay, në të gjithë Shqipërinë;
- Zgjidhje për bizneset e vogla.
Ardit Mero, Drejtori i Zhvillimit të Biznesit në EasyPay shprehet se shërbimi i transfertave lokale të parave, nga një individ në tjetrin, është ndër shërbimet më të rëndësishme për EasyPay që po prezantohen pikërisht në vitin e 10-të të veprimtarisë së kompanisë në treg.
Ndërkohë, themeluesja dhe CEO e EasyPay, Znj. Linda Shomo është mjaft optimiste për këtë shërbim të ri dhe potencialin e tij në tregun tonë. Transfertat peer to peer (P2P) do të ketë një përdorim të gjerë duke qenë se edhe ideimi i tyre erdhi si pasojë e vetë nevojës dhe kërkesës së bizneseve dhe klientit fundor.
EasyTransfer ka gjithshka për t’ju nxitur ta përdorni shërbimin menjëherë: shpejtësi, thjeshtësi në përdorim, siguri dhe vlerë për këdo që dëshiron të dërgojë para elektronike nga celulari i tij.
Transfero para kudo në Shqipëri në moment, me EasyTransfer!