Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Mbrëmja Gala “Albanian ICT Awards 7”, 30 Prill 2019, tek Arturbina

ICT Awards ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2018 ka përmirësuar dhe kontribuar në zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri, në rajon ose botë.

Ky edicion përmban shtatë kategori në ICT: Inovacioni i VititMobiliteti i Vitit, Diploma e VititYlli në NgritjeGruaja e vitit në ICTShërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Më shumë info vizitoni faqen: https://ictawards.org/2018/per-ne/

Jemi të lumtur që këtë vit jemi jo vetëm sponsor në ICT Awards, por edhe partnerë në shitjen e biletave online të ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Ceremonia do të organizohet më datë 30 Prill 2019, tek Arturbina.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://ticket.easypay.al/awards/ICT ku gjeni informacionin mbi çmimin e biletave. Ju mund të merrni biletën tuaj të ICT Awards nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë bankare – Nëse dispononi një kartë Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj në linkun : https://ticket.easypay.al/awards/ICT
  • Pranë çdo pikë EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Gjeni pikën tuaj më të afërt këtu: https://ticket.easypay.al/map/agents/locations

Bëhuni sa me shpejt pjesë e mbrëmjes gala të eventit më të rëndësishëm të sektorit ICT në Shqipëri sepse biletat janë të limituara: bit.ly/ictawards19

 

9 Prill, 2019
×
sqShqip