EasyPay në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe QEZHEF (Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve), sjell për të gjithë klientët shërbimin më të ri: Pagesa e Kopshteve/Çerdheve Online për qytetin e Tiranës. Së shpejti do të mundësohen pagesat e Kopshteve/Çerdheve për të gjitha qytetet e Shqipërise. Për tiu shërbyer sa më tepër klientëve, krahas ofrimit të pagesave utilitare online, ata mund të paguajnë edhe kopshtin apo çerdhen për fëmijët e tyre.