Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

EasyPay – Aplikacioni i parë i pagesave online

Në ritmet e jetës të vitit ku jetojmë dhe pas viteve të vështira që kemi kaluar, një nga gjërat më të rëndësishme që kemi dhe duhet të menaxhojmë më së miri është koha. Koha është ajo që na nevojitet për çdo gjë por edhe nuk mjafton kurrë për të mbyllur punët tona.

Koha është pikërisht ajo që ofron aplikacioni EasyPay, ti kursen kohë duke paguar për detyrimet e tua siç janë: utilitetet, kopshti apo çerdhja e fëmijës, gjobat e makinës, telefonin, internetin, abonimin në Digitalb apo për bileta eventesh etj.

Aplikacioni EasyPay t’i ofron të gjitha, në kohë reale dhe kudo ndodhesh.

Një botë e tërë dixhitale, është krijuar nga ne për të lehtësuar jetën e çdo klienti të EasyPay. Tashmë nuk është e nevojshme të humbësh kohë duke pritur në radhë, kur atë kohë mund ta shpenzosh duke kryer punë të cilat kanë nevojë për prezencë fizike, ose duke shijuar një kafe me miqtë apo njerëzit e tu të dashur.

Për mbi 35 shërbime, aplikacioni EasyPay bëhet miku yt më i mirë, duke të të kujtuar për pagesat por edhe duke të të ndihmuar të shohësh detyrimet që janë për t’u paguar.

Platforma e parë dixhitale e pagesave në Shqipëri, e krijuar tërësisht nga të rinj shqiptarë 10 vite më parë, mban emrin EasyPay.

Pas atij aplikacioni funksional në çdo kohë që të nevojitet, fshihet një skuadër e tërë e cila ndodhet aty në çdo moment. Për të të asistuar në rast se do kesh ndonjë paqartësi apo në rast se ke harruar fjalëkalimin. Eni, Sara dhe Anxhi janë zëri dhe veshët e aplikacionit. Çdo shqetësim apo kërkesë e klientëve kalon përmes tyre, analizohet dhe gjendet gjithnjë zgjidhja më e mirë e mundshme.

EasyPay, jo vetëm që i dha emër sektorit FinTech në Shqipëri duke u fokusuar tek zhvillimet teknologjike, por gjithashtu nuk la pas fokusin tek ata të cilët me kërkesat e dëshirat e tyre, kanë qenë busulla e këtij rrugëtimi, NJERËZIT!

Njerëzit janë më të rëndësishmit për ne, krijimi i lehtësisë në jetën e tyre është moto e jona çdo ditë. Ne jemi të parët në sektorin ku operojmë por falë besimit tuaj dhe transparencës tonë, arrijmë të mbajmë prej 11 vitesh statusin e liderit në fushën tonë.

Ky nuk është një shkrim i zakonshëm në blog, ky është një shkrim falënderimi, për mbështetjen tuaj në gjithë këto vite duke na besuar pagesat tuaja. Në jemi gjithnjë në kërkim të perfeksionit, i cili në ritmet e teknologjisë ndryshon çdo ditë. Jemi gjithnjë në kërkim të rritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të aftësive profesionale të familjes tonë të madhe, për t’ju shërbyer ju më mirë.

Sot ju themi faleminderit, që na keni besuar që në hapat e para dhe që vijoni të sillni sa më shumë miq e të afërm në komunitetin tonë. Shkarko dhe regjistrohu falas aplikacionin EasyPay dhe shijo lehtësitë që të ofrojmë.

Paguaj dixhital, me transparencë dhe besim, vetëm me EasyPay. Na ndiqni në rrjetet tona sociale për t’u informuar mbi çdo risi që ne sjellim. Dhe mos harroni që nëse doni të kaloni Ditën  e Verës nën tingujt e muzikës, keni ende kohë për të blerë biletat për koncertin e Maluma.

Faleminderit,

Skuadra EasyPay

28 Shkurt, 2022
×
sqShqip