EasyPay merr pjesë në edicionin e 9-të të Panairit të Karrierës në Universitetn i New York në Tiranë. Në panair ishin të pranishme 36 kompani si dhe banka apo institucione të ndryshme financiare. Gjatë takimeve nëpër stendat e secilës kompani, studentët patën mundësinë që të përballen me kompanitë dhe punëdhënësit e lartë në Shqipëri.
Panairi i karrierës së këtij viti ishte një mundësi e shkëlqyeshme për punëdhënësit që të takohen ballë për ballë me kandidatët e mundshëm. E pranishme ne panairin e karrieres ishte edhe Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale , znj. Olta Xhacka, e cila me fjalën e saj dha një pasqyrë për përpjekjet personale në jetë dhe rrugën që e çoi drejt suksesit. UNYT përveç pjesës së cilsisë dhe metodikave perëndimore siguron për studentët e vetë punësim 90% në tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar.
Si një ndër kompanitë më inovative, EasyPay është gjithmonë pranë të rinjëve duke i ndihmuar ata të hedhin hapat e parë në treg mjaft të sigurt. Që nga koha e krijimit të vetë e deri më sot vazhdon të ofrojë për studentët jo vetëm intershipe, por edhe mundësi punësimi të fusha të ndryshme si Teknologjia Informacionit, Marketing, Financë etj…