- Hyni në aplikacionin EasyPay dhe klikoni ‘Rivendos Fjalëkalimin’.
- Vendosni emrin e përdoruesit (username) dhe klikoni ‘Rivendos’.
- Një fjalëkalim i përkohshëm do të dërgohet në adresën tuaj të e-mailit.
- Kontrolloni adresën e emailit që vendosët dhe kopjoni fjalëkalimin e përkohshëm që ju është dërguar.
-
Rikthehuni në aplikacionin EasyPay. Vendosni emrin e përdoruesit, fjalëkalimin e përkohshëm që kopjuat dhe klikoni ‘Hyr’.
- Do t’ju kërkohet të ndryshoni fjalëkalimin e përkohshëm (fjalëkalimi i vjetër). Vendosni fjalëkalimin e vjetër, të ri dhe pasi keni konfirmuar, klikoni ‘Ndrysho’.
- KUJDES! Përpara se të ndryshoni fjalëkalimin, lexoni me kujdes rregullat për formatin e fjalëkalimit.