EasyPay si një institucion që mbështet të rinjtë në promovimin e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit e më gjerë, është pjesë e bordit të Shkollës së Mesme Profesionale në Kamëz. Në datën 6 Mars 2015, u mbajt një workshop në ambjentet e Shkollës Profesionale të Kamzës. EasyPay si partner e sponsor i eventit, mbështeti këtë workshop duke inkurajuar nxënësit të jenë pjesëmarrës e të promovojnë aftesitë e tyre në ICT Awards! Bashkëpunimi me bizneset është një iniciativë pozitive për praktikën e studentëve dhe specializimin e mëtejshëm të tyre në sektorin përkatës.