Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Tirana Photo Festival 2019, më 8-15 Tetor 2019, Muzeu Historik Kombëtar

Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization). Tirana Photo Festival 2019, do të zhvillohet nga 8-15 Tetor 2019, tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

Një ftesë e ngrohtë për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë : “Ne besojmë se gjithë fotografëve, dhe të apasionuarve të fotografisë u duhet dhënë një mundësi që të tregojnë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse Tirana Photo Festival është një festival jo vetëm për profesionistët por dhe për të rinjtë që aspirojnë të bëhen fotografë. Apliko dhe bëhu dhe ti pjesë e këtij eventi unik”.

Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj.

Detaje për pjesëmarrësit:

  • Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota;
  • Tema: Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë. Fotografia të jetë bërë në Shqipëri. (Fotot mund të jenë vende, qytete, natyre, njerëz, portrete etj);
  • Pagesa: 1-5 photo (500 lekë). Kjo pagesë modeste është një ndihmë nga ana juaj për printimet e fotove që do publikohen në ekspozitën 7 ditore të Tirana Photo Festival në Tetor;
  • Përzgjidhen 3 fitues.

Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë të interesuarit, shërbimin e pagesës online për Tirana Photo Festival 2019.

Për 1-5 foto te ngarkuara çmimi është 500 lekë dhe çmimi rritet me 500 lekë për çdo 1-5 foto të shtuara.

Ju mund të paguani nëpërmjet këtyre opsioneve:

Për më shumë vizitoni: https://ticket.easypay.al/

29 Maj, 2019
×
sqShqip