Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10

EUR
USD
1
2
3
4
5
6
7
8
9
0
.

Pyetje të shpeshta

+Çfarë është EasyPay?
EasyPay është Institucion i Parasë Elektronike i cili zotëron një platformë digjitale pagesash dhe transfertash, e cila ofron shërbime të shpejta dhe të sigurta. dhe është e pranishme në platformën Android, iOS dhe Windows. Për t'u njohur më nga afër me shërbimet EasyPay, shkarkoni falas aplikacionin EasyPay.
+Si funksionon EasyPay?
Së pari, duhet të krijoni një llogari EasyPay, e cila mbushet nëpërmjët kartave tuaja të kreditit (Visa ose MasterCard), direkt nga llogaria juaj bankare ose me para në dorë pranë pikave EasyPay. Kur llogaria EasyPay është e mbushur, mund të filloni menjëherë të kryeni pagesa ose transferta në kohë reale.
+Pse duhet të zgjedh EasyPay?
Sepse është shumë e thjeshtë, nuk lëviz me “cash” në dorë dhe shmang radhët e gjata. Me një llogari EasyPay mund të paguani të gjitha faturat, mund të transferoni para tek njëri tjetri ose bleni produkte online në çdo kohë, nga kolltuku i shtëpisë apo kur je me pushime brenda apo jashtë territorit shqiptar.
+Janë të sigurta pagesat me EasyPay?
EasyPay ju ofron siguri maksimale në të gjitha platformat, që nga momenti i regjistrimit, nëpërmjet e dy elementëve të sigurisë (kodi unik / dhe PIN) të cilat zvogëlojnë mundësinë e manipulimeve dhe aktiviteteve të rrezikshme.
+Çfarë të bëj nëse nuk kam llogari bankare, kartë debiti/krediti ose e-banking?
Edhe nësë nuk keni llogari bankare, ju mund të regjistroheni dhe krijoni llogarinë tuaj në EasyPay. Ju mund të rimbushni llogarinë tuaj EasyPay me para “cash” pranë pikave tona të shitjes.
+Nuk jam i/e sigurt nëse pagesa u krye? Çfarë të bëj?
EasyPay ju njofton me email ose sms menjëherë sapo pagesa është kryer me sukses. Nëse nuk e keni marrë emailin nga EasyPay brenda pak minutash, kontrolloni nëse emaili ka shkuar në kutinë ”spam” ose “junk”, nëse jo atëherë lutemi të na kontaktoni në: +355 4 2 264 982
+Ka kosto shtesë kryerja e pagesave me EasyPay?
Ne tek EasyPay ofrojmë shumicën e shërbimeve pa kosto shtesë ose kosto të fshehura. Për më shumë informacion për tarifat e shërbimeve, vizitoni faqen Llogaria EasyPay.
+A mund ta anuloj pagesën?
Në lidhje me anullimet e transaksioneve, ju lutem duhet të referoheni në Nenin 7 të Kushteve dhe Afateve të Ofrimit të shërbimeve EasyPay (Ne fund të kësaj faqeje).
+Përse është bllokuar llogaria ime EasyPay? Si mund ta ri-aktivizoj?
Llogaria EasyPay mund të mbyllet për arsyet e mëposhtme:
1. Me kërkesë në formë shkresore nga vetë klienti
2. Të dhënat e vendosura gjatë hapjes së llogarisë nuk perputhen me të dhënat e mjetit të identifikimit
3. Gjatë procesit të verifikimit të regjistrimit të klientit, rezultojnë të dhëna të pa sakta ose jo në perputhje me mjetin e identifikimit të klientit
4. Në rastet e kryerjes së veprimtarive në kundërshtim me Kushtet dhe Afatet e perdorimit te shërbimeve EasyPay.
Nëse ju është mbyllur llogaria, kontaktoni info@easypay.al për të aktivizuar atë në varësi të arsyeve të bllokimit.
Nëse nuk e gjeni përgjigjen e duhur këtu, atëherë na shkruani në info@easypay.al dhe ne do ju përgjigjemi në pak minuta.
×
sqShqip